• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Princ Harry shkruan në fshehtësi një libër për jetën e tij. Zbulohet shifra marramendëse që do marrë për ta publikuar

Princ Harry nuk ka ndërmend t’i ulë gjakrat me familjen e tij, e pas lajmit që po qarkullon, gjërat ka shumë gjasa të bëhen akoma më keq. Princi që la familjen dhe hoqi dorë nga çdo përfitim mbretëror, po shkruan një libër për jetën e tij. Që prej 1 viti, ai ka nisur punën dhe po bashkëpunon me J. R. Moehringer, autor fitues i shumë çmimeve. Pritet që drafti i parë të jetë gati në tetor, pa titull dhe vitin tjetër libri të publikohet.

Mediat dhe ekspertët mbretërorë po flasin për një marrëveshje që kap minimumi vlerën e 20 milionë dollarëve me shtëpinë botuese Penguin Random House. Përfaqësues të saj nuk e kanë konfirmuar shifrën, por kanë deklaruar se Harry do dhurojë një pjesë të mirë të parave për bamirësi.

Nuk dimë si e ka pritur familja këtë lajm, ama do ketë zhurmë dhe shumë sekrete do zbulohen./revistawho.com