• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry shfaqet në klubin e sportistëve, ajo që tërheq vëmendjen është ‘look-u’ i tij

Princ Harry ka marrë pjesë në klubin e sportit të ‘Sentebale Polo Cup’ së bashku me shokun e tij më të ngushtë. Ai u shfaq atje me një veshje serioze, me xhaketë ngjyrë blu dhe pantallona të bardha. Pak më vonë ai u ndërrua për të marrë pjesë në lojë, ndonëse ‘look-u’ i tij bëri që të gjithë të kthenin sytë nga Princi i Sussex. Mediat e huaja kanë theksuar se zgjedhjet e Harry-t në garderobë janë gjithmonë të veçanta dhe plot stil.

Një vit më parë në këtë event ka qenë dhe partnerja e tij, Meghan Markle, e cila shkëmbeu me të një puthje publike. Mirëpo duket se këtë vit 37-vjeçarja nuk ka mundur të mbështesë Harry-n për shkak të impenjimeve të saj me djalin e vogël, Archie.

Kujtojmë se dyshja u bënë prindër për herë të parë në 6 maj të këtij muaji. Që prej atij momenti Markle është parë të mungojë në shumicën e aktiviteteve të pallatit mbretëror dhe ato pranë bashkëshortit të saj./revistawho.com