• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Princ Harry mori pjesë në dy takime sekrete në Londër dhe Windsor, ja se për çfarë bëhej fjalë

Pas takimit privat me kryeministrin e Nepalit në pallatin Kensington në fillim të kësaj jave, Princ Harry ka marrë pjesë edhe në dy angazhime të tjera sekrete. Sipas korrespodentit mbretëror, Omid Scobie, duka i Sussex kreu disa takime në Londër dhe në Windsor në datë 13 qershor. Harry mori pjesë gjithashtu në koncertin ‘Sentebale Audi’, në ndihmë të fëmijëve të prekur nga ‘HIV’ në Afrikën e Jugut. Pjesë e koncertit ishte dhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila performoi për të gjithë pjesëmarrësit e eventit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Harry organizoi një tjetër koncert humanitar në Britaninë e Madhe, ku e ftuara e nderit ishte Rita. Ajo dhe mamaja e saj dhanë përshtypjet e para lidhur me princin, duke pohuar se ishte njeri shumë modest./revistawho.com