Princ Harry dhe Meghan Markle u kritikuan shumë për faktin që nuk ishin të pranishëm në përkujtimoren e Princ Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill të vitit që shkoi. Shumë e kanë konsideruar si qesharake zgjedhjen e tyre. Sipas mediave, arsyeja pse ata nuk erdhën ishte mohimi i sigurisë nga mbretëria për dy fëmijët e tyre dhe Meghan. Por ekspertët janë të bindur se ky është vetëm justifikim, pasi eventi ishte zyrtar dhe kërkesa do ishte miratuar patjetër që familja të ishte plotësisht e sigurt.
Por ajo që e ka rënduar edhe më shumë figurën e Harry-t dhe Meghan në sytë e botës dhe të familjes mbretërore është fakti që të dy do jenë të pranishëm në 9 prill në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz.
Ata janë pjesë e listës së gjatë të të ftuarve të nderit, personazhe të ekranit. Dasma do mbahet në Florida dhe do jetë super luksoze. Siç duket, Harry ndihet më i sigurt në Amerikë sesa në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike i janë sulur çiftit të njohur dhe po e gjykojnë shumë sjelljen e tyre kundrejt familjes mbretërore në vazhdimësi, pasi Harry ka premtuar që do udhëtojë edhe në Holandë, ndërsa vendlindjen po e shmang me çdo kusht./revistawho.com