E ftuar në programin “Today”, të rrjetit televiziv amerikan NBC, Penelope Cruz i është bërë një kritikë për këmbët. Prezantuesja e emisionit Savannah Gurthie i ka thënë se i ka këmbët e shëmtuara dhe Penelope ka reaguar duke e kundërshtuar. Më pas Gurthie ka këmbëngulur duke thënë se ka qenë vetë aktorja që është shprehur kështu. Penelope tha se ndihet shumë mirë me këmbët e saj dhe se nuk e ka thënë kurrë këtë gjë.