• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Prezantuese dhe këngëtare: 11 vajzat e famshme shqiptare që dinë t’i bëjnë të dyja

Janë dy profesione të kundërta, por shumë vajza të famshme shqiptare e kanë gjetur veten edhe në prezantim, edhe në këndim. Disa prej tyre e kanë nisur me këngën e më pas kanë vazhduar me prezantimin ndërsa të tjerat e kanë parë këngën si një pasion që mund ta ushtrojnë përpos prezantimit. “revistawho.com” ju sjell në vazhdim disa nga vajzat e famshme shqiptare që dinë t’i bëjnë të dyja.

Luana Vjollca e ka nisur me këndimin sepse që në vogëli ka kënduar ndërsa sot ajo është edhe prezantuese e spektaklit “Shiko kush luan”. Luana nuk ka hequr dorë nga këndimi dhe publikon shpesh këngë të reja.

Alketa Vejsiu sot është moderatore shumë e suksesshme por dikur ishte edhe këngëtare, një tjetër dashuri e madhe e saj. Alketa ka marrë pjesë edhe në festivale dhe ka fituar disa çmime.

Eneda Tarifën fillimisht e kemi njohur si këngëtare ndërsa vitet e fundit ajo provoi edhe prezantimin duke drejtuar “Portokallinë”. Eneda ka marrë disa çmime për këngët e saj që janë kthyer në hite.

Klea Huta ka prezantuar disa emisione e spektakle por ka provuar veten edhe në këndim duke publikuar disa këngë. Aktualisht Klea ka marrë një pauzë nga të dyja profesionet dhe po i përkushtohet biznesit të saj.

Rozana Radi i vazhdon të dy profesionet, duke prezantuar emisionin “Boom” por edhe duke sjellë këngë shumë emocionuese që publiku i ka pëlqyer pa masë.

Evi Reçi gjithashtu vazhdon të këndojë e të prezantojë. Evi prezanton “Vizioni i pasdites” dhe ndërkohë ka publikuar edhe këngë të reja.

Orgesa Zaimi njihet si ndër këngëtaret me zërin më unik por ajo është gjithashtu edhe prezantuese radiofonike.

Julka Gramo dikur ishte shumë e angazhuar me muzikën dhe publikoi këngë që kanë mbetur hite ndërsa sot është prezantuese e emisionit “Pasditja ime”.

Big Mama gjithashtu u bë e njohur si këngëtare, profesion të cilin e vazhdon edhe sot. Por këngëtarja së fundmi provoi edhe prezantimin duke drejtuar një emision “Mama’s trip”.

Orinda Hutën e nisi me këngën dhe publikoi hite që dëgjohen edhe sot e kësaj ditë ndërsa vitet e fundit ajo është fokusuar tek prezantimi dhe drejton emisionin “Jo vetëm modë”.

Almeda Abazi ka prezantuar festivalin “Kënga Magjike” dhe gjithashtu “Dance with me”, por së fundmi ajo ka nisur edhe karrierën në muzikë të cilën dëshiron ta vazhdojë më tej./revistawho.com