• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Prezantohet fanella e re e Kombëtares së Kosovës. Ja kush ishte këngëtari i pranishëm në ceremoni

Ditën e sotme është prezantuar fanella e re e kombëtares së futbollit të kosovës,  të pranishëm në ceremoni kanë qenë personazhe jo vetëm nga bota e sportit. Midis tyre ishte edhe reperi Capital T të cilit gjithashtu i është dhuruar një fanellë e Kombëtares, e cila mbart emrin e tij dhe numrin 1.

“Nder dhe privilegj të marrësh pjesë në prezantimin e fanellës së re të Kosovës. Suksese djemve”-ka shkruar reperi bashkangjitur fotove të publikuara në rrjetet sociale. E pranishme ka qenë edhe kampionia e fitness, Geta Beqa të cilës gjithashtu i është bërë dhuratë një fanellë.

Mësohet se në fund të ceremonisë të pranishmit kanë vizituar dhomën ku ndodheshin të ekspozuara fanellat në ngjyra dhe lloje të ndryshme./revistawho.com