Edicioni spanjoll i revistës së famshme “Elle” në një artikull kushtuar xhaketave, ka konsideruar edhe kombinimin e blogger-es shqiptare, Armina Mevlani. Fotografia e postuar nga Armina muaj më parë, është përdorur nga editorët e modës në revistë si një sugjerim interesant. “Për të krijuar ekuilibër në një ‘look’ me pantallona me print, mos e mendoni 2 herë: Do të dukeni si një amerikane e vërtetë”, – shkruan “Elle” për këtë kombinim të Mevlanit, që është renditur i pesti. E kontaktuar nga “revistawho.com”, Armina shprehet entuziaste që e kanë spikatur dhe thotë se: “Pas këtyre muajve përkushtim, erdhi momenti që po ia vjel frytet kësaj pune, pasi kam nisur ndërkohë bashkëpunimin me firma të njohura për të promovuar veshjet e tyre në blogg-un tim”. Ajo pohon gjithashtu se është duke punuar në një projekt interesant, që do ta prezantojë në momentin e duhur.