“Gruaja ime kërkon shumë seks në krevat. Ajo është e pangopshme”. Kështu ka deklaruar për bashkëshorten e tij, Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri i cili mori mandatin dhjetorin e kaluar. Juliana Awada është bashkëshortja e kreut të shtetit argjentinas dhe gruaja tij e tretë. Juliana vlerësohet si një nga zonjat e para më seksi. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe ka qëndruar publikisht në krah të të shoqit përgjatë gjithë fushatës. Shumë i hapur me publikun, çifti më i rëndësishëm në Argjentinë flasin pa komplekse edhe për jetën e tyre intime. Kur Zonjën e Parë e kanë pyetur për performancën e Presidentit (burri i saj i dytë) në shtrat, ajo është përgjigjur: Nuk e shihni sa e lumtur jam.