• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Premiera e “I love Tropoja”, Ami i dedikon Ermalit fjalët më të bukura

Sot do të shfaqet për herë të parë filmi i dytë i Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Pas suksesit të “Dy gisht mjaltë”, të shumtë janë ata që e kanë pritur me pa durim premierën e këtij filmi. Edhe Ami ka vendosur t’i dedikojë bashkëshortit të saj fjalët më të ëmbla, për ta uruar mbi suksesin në karrierë. “Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë. Suksese për premierën e parë të këtij lloji zemër! Sot është dita jote që të ulesh në Pallatin e Kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove! Të dua”, shkruan Ami në foton pranë Ermalit. Ky dedikim pa dyshim e ka motivuar Ermalin për punë edhe më të bukura në të ardhmen.