Mark Augler nuk kishte edhe shumë kohë për të jetuar pasi vuante nga një sëmundje e rëndë e njohur me termin fibrozë pulmonare. Gruaja e tij vendosi në këtë mënyrë që ai të njihet me fëmijën e pestë të tij para se të ishte shumë vonë, duke marrë parasysh edhe të gjitha rreziqet. Me një punë të mirë të mjekëve gruaja arriti të sillte në jetë vajzën e saj disa ditë më parë nga koha e duhur dhe i pari që u njoh me të vogëlushen ishte vetë Mark. Ky është momenti i përqafimit të babait me vajzën i cili e ka marrë atë në krah për të parën dhe të vetmen herë, një imazh që ka emocionuar të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm. Vetëm dy më pas, burri ra në gjendje kome për shkak të sëmundjes së tij nga e cila nuk arriti të zgjohej dot më kurrë./Express