• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Prej kohësh larg televizionit, Elita Rudi zbulon kur do të rikthehet

Elita Rudi ka hapur një bisedë të këndshme virtuale me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke qenë se prania e saj në media pas lindjes së djalit ka qenë shumë e rrallë. Moderatorja i është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave, ku sigurisht mbizotëronin ato që lidhen me të voglin e saj. Elita ka dhënë këshilla për nënat e reja duke u bazuar në eksperiencën e saj dhe theksoi se një nënë duhet të flejë në kohën kur fëmija i saj pushon dhe në këtë mënyrë do e përballojë më mirë lodhjen.

Më tej Elita rrëfeu se për Zërin kujdeset vetë dhe nuk ka punësuar një dado, siç kanë bërë një pjesë e personazheve publikë. Ndërsa përsa i përket ngjashmërisë me të apo Gjikon, Elita shprehet: “Të gjithë thonë se është kopja e Asdrenit, por unë sinqerisht mendoj se është i përzier”.

Teksa i vogli rritet çifti ka nisur ‘luftën’ duke u munduar ta mësojnë të thotë ‘ma’ ose ‘ba’.

Një lajm tjetër shumë të bukur, Elita e dha edhe për adhuruesit e saj, duke zbuluar se shtatori ose tetori do e rikthejë në televizion si moderatore. /revistawho.com