• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Prej kohësh e lidhur me Elgit Dodën, Klea Huta zbulon të vetmen kritikë që merr nga vjehrra

Klea Huta ka qenë e ftuara e radhës në ‘E Diell’ pasditen e sotme dhe pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe marrëdhënia e saj me partnerin Elgit Doda. Moderatorja e njohur u bë pjesë e rubrikës “Këndi i së vërtetës”, ku një prej pyetjeve që ju drejtua ishte për kritikën që i bën vjehrra dhe bukuroshja nuk nguroi të përgjigjej.

“Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione, ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë”, u shpreh ajo. Siç edhe kuptohet raportet e çiftit të njohur me nënat e njëri-tjetrit janë goxha të mira dhe këshillat e tyre duket se kanë zënë vend në mendjen e të dyve.

Kujtojmë se Elgiti dhe Klea e bënë lidhje publike vitin që shkoi dhe që prej asaj kohe, janë një nga çiftet më të dashur për publikun. /revistawho.com