Edhe këtë vit pranverës nuk do t’i ndahet trendi i fundeve e fustaneve me pika, lule, kuadrata e printime të tjera. Fundja këto fustane janë tepër lozonjarë dhe të freskët, kështu që ku ka më mirë sesa t’i veshim me ngrohjen e stinës.
Elvana Gjata u shfaq në klipin e këngës më të re nga albumi “Çelu”, me një fund e bluzë ngjyrë të verdhë, printuar me qershi e me mëngët e fryra.
Po ashtu edhe Jonida Maliqi u shfaq me një kostum ngjyrë të bardhë me trëndafila rozë, një ngjyrë që këngëtarja e përdor shpesh në veshjet e saj.
Estela Ujka riktheu pikat me fustanin e zi që e bën të duket me shumë klas, por edhe lozonjare.
Ndërsa Xhensila është shfaqur me një fustan pranveror të gjatë me kuadrata e që e bën të duket shumë e freskët.
Ju a keni në dollapin tuaj fustane të tilla?