• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Pranë detit, në natyrë/ Ja si e kaluan VIP-at shqiptarë fundjavën

Me lehtësimin e masave shtrënguese në vend, qytetarët këtë fundjavë patën mundësinë të shijojnë natyrën e rrezet e diellit duke dalë nga karantina. Mes tyre ishin edhe shumë personazhe të njohur shqiptar që zgjodhën fundjavën ta kalojnë pranë detit apo në natyrë.

Anxhelina Hadërgjonaj prej disa javësh është rikthyer në Shqipëri dhe pas disa ditëve ne vetizolim, këtë fundjavë e kaloi në Dhërmi. Anxhelina postoi disa foto ku shfaqej duke bërë plazh, me trupin e nxirë dhe në super formë.

Orindën dhe Xhemin fundjava i gjeti në Sarandë. Dy moderatoret publikuan foto së bashku dhe një video që realizuan për Tik Tok duke bërë ushtrime.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj gjithashtu ndodheshin pranë detit këtë fundjavë. Çifti publikuan foto të shumta në Instagram teksa po shijonin ditën së bashku.

Ndërsa moderatorja Jonida Shehu e kaloi fundjavën në natyrë me bashkëshortin dhe vajzën. Jonida postoi disa foto e video ku shfaqej e lumtur pranë familjes së saj të bukur teksa vogëlushja Kristal lodronte.

Në natyrë e kaloi fundjavën edhe Orgesa Zaimi. Këngëtarja në postimet e saj tregoi që kaloi një ditë të mrekullueshme me bashkëshortin dhe fëmijët.

Dasara Karaiskaj, Hygerta Sako dhe Arjola Shehu ishin gjithashtu pranë detit këtë fundjavë, por për të xhiruar për spektaklin “Netët e klipit shqiptar”./revistawho.com