Kanye West duket se nuk ka pritur gjatë dhe pas ndarjes nga Kim Kardashian është hedhur në krahët e modeles së njohur Irina Shayk. Daily Mail ka publikuar disa foto ekskluzive të dyshes ku shihen së bashku në Francë, ku kanë qëndruar në një hotel luksoz.
Në fakt ka pasur thashetheme që prej një muaji se Kanye po takohej fshehtazi me modelen, por vetëm tani lajmet janë konfirmuar. Në fotot e publikuara Kanye dhe Irina shfaqen të veshur sportivë teksa duken shumë rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje Kanye ndaloi edhe t’ibënte disa foto modeles, e cila si gjithmonë dukej në super formë.
Epo mesa duket kemi një çift të ri në showbiz.