• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Seks

Pozicioni më i dëmshëm gjatë seksit që duhet ta praktikoni rrallë

Edhe pse seksi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në jetën në çift, një nevojë fiziologjike dhe mendore që çon marrëdhënien në një tjetër dimension, ndonjëherë një gabim i vogël mund të bëjë hatanë. Më shumë se një gabim i vogël, bëhet fjalë për një ndër pozicionet më klasikë gjatë seksit që mund të çojë në një problem të rëndë siç është thyerja e penisit. Në një studim të publikuar në ‘’Advances in Urology’’, pasi u analizuan rastet e meshkujve të hospitalizuar me fraktura penile (thyerje të penisit) gjatë viteve 2000-2013, studiuesit arritën në konkluzionin shokues se gati 50% e rasteve ndodhnin si pasojë e pozicionit misionar të femrës, ose e thënë në terma më të thjeshtë kur femra qëndron sipër. Sipas tyre, kjo ndodh pasi në këtë pozicion femra kontrollon lëvizjet me gjithë fuqinë e trupit dhe një penetrim i gabuar ose një lëvizje e pakontrolluar mbi penisin e erektuar mund të rezultojë fatal./Living