Vetëm dy ditë më parë u zbulua krisja e relacioneve mes një pjese të reperëve nga Babastars. Skivi dhe Agon Amiga duket se nuk flasin më. Edhe pse Agoni u shpreh se gjërat nga ana e tij janë ashtu siç kanë qënë gjithmonë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Cozman i cili me anë të një postimi në Instagram ditën e sotme ka vërtetuar se ekziston një krisje e grupit Babastars. Në përshkrimin e fotos ai shkruajti: “Ishalla keni shoqni të mirë sivjet.” duke nënkuptuar se për kë bëhej fjalë. Nga ana tjetër edhe Agoni i ka fshirë Babastars nga biografia e tij.
https://www.instagram.com/p/BOulkGdD2yw/?taken-by=cozman