Fjoralba Ponari nuk e kishte menduar se do t’i jepej drejtimi i një prej spektakleve më të mira të humorit në vend, “Portokalli”. Madje e gjitha ka qenë çështje fati sepse vetëm tre ditë para fillimit të spektaklit, është marrë vendimi që ajo të jetë prezantuesja e re, mes shumë emrave të tjerë të mëdhenj që kishin konkurruar.
Mes emrave të njohur ishte edhe Nevina Shtylla. E ftuar në emisionin radiofonik “Dilema Sociale”, në Top Albania Radio, Fjoralba tregoi se me Nevinën ruan të njëjtën marrëdhënie dhe vajzat nuk kanë pasur asnjë debat, siç është diskutuar. Madje e kanë mbështetur njëra-tjetrën.
Por shtoi se “Portokallia” ka qenë një ‘mollë sherri’ më së shumti prej artikujve të shkruar në media, të cilët përkrahnin personazhe të tjerë.