Nisja e sezonit të ri të programit më të ndjekur të humorit “Portokalli” në ekranin e “Top Channel” solli dhe shumë zëra se kush do të drejtonte spektaklin pas largimit të Eneda Tarifës, e cila u rikthye për vetëm 3 muaj.
Burime për revistën “Who” tregojnë se emrat që kanë qenë pjesë e audicioneve për të marrë drejtimin e spektaklit krah Salsano Rrapit kanë qenë Ori Nebijaj, Fjoralba Ponari, Lei Kraja, Rudina Dembacaj dhe Nevina Shtylla. Pavarësisht gjithë emrave të përfolur, vetë vqjzat nuk kanë treguar asnjë detaj në llogaritë e tyre individuale.
“Portokalli” pritet të nisë në pak javë dhe emri i cili do të jetë krah Salsanos mbetet ende surprizë, teksa kasti i aktorëve kanë nisur provat e para./revistawho.com