• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Portokalli” nuk do të vazhdojë transmetimin, shkak bëhet situata në vend

Emisioni i njohur i humorit dhe aq shumë i dashur për shqiptarët, Portokalli ka ndërprerë transmetimet. Në kushtet e karantinës, është bërë pothuajse e pamundur vazhdimi i punës me cilësine e duhur teknike të produksionit. Këtë e ka bërë të ditur vetë stafi i “Portokalli” me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Publik i dashur i Portokallisë.

Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë.

Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm.

Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm. Projekti jonë i vetëm është ai me Top Channel, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.

Ju duam shumë.

Stafi i Portokalli”, shkruhet në komunikim.

Ky program nuk është i vetmi që ka ndërprerë transmetimet për shkak të kushteve shumë të vështira që janë krijuar për mediat.