• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Portokalli” nis së shpejti, por ka akoma ndryshime drejtuesish?

Pas lajmit se moderatorja Eneda Tarifa nuk do të ishte më pjesë e Portokallisë, të shumta qenë aludimet edhe për ndryshyshime të tjera, që me sa duket, nuk paskan mbaruar për sezonin e ri. Vetë Tarifa, pasi u pyet për Who nëse Xhemi dhe Salsano do të vazhdojnë, konfirmoi pjesëmarrjen e dyshes duke thënë se ata të dy do të vijonin. Por sapo është publikuar spoti për fillimin  e spektaklit të humorit në sezonin e ri më 2 tetor, në video bie në sy mungesa e aktorit dhe moderatorit të spektaklit, Salsano Rrapi.

Ndoshta ky mund të jetë një truk i organizatorëve, por dyshimet shtohen pasi mungesa e Salsanos është vënë re edhe në fotot e provave që shumë prej artistëve të Portokallisë kanë postuar gjatë këtyre ditëve në prova.

Nëse ky ndryshim është i minutës së fundit apo Salsano do të vazhdojë të jetë pjesë e trupës, kjo mbetet për t’u parë të dielën./RevistaClass

2bc7404790de727528d0a9541ba1e6a5

A video posted by bes kallaku (@bes_kallaku) on