• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Politika që bëri bashkë Shqipëri-Kosovë, Anita Haradinaj dhe Monika Kryemadhi po presin për një përqafim

Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe gazetare shumë e njohur, Anita Haradinaj, ka treguar me postimin e fundit në rrjetet sociale se gëzon një miqësi të ngushtë me kryetaren e partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Njëjtë si partnerët e tyre, Ramush Haradinaj dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta të cilët kanë një raport shumë të mirë prej kohësh, edhe dy zonjat kanë miqësi me njëra-tjetrën e siç ka treguar Anita, po pret mbarimin e periudhës së karantinimit për ta takuar dhe përqafuar nga afër Monikën.
Dy zonjat e suksesshme, Anita dhe kryetarja e ‘LSI’, Monika duken se bashkë kanë një marrëdhënie miqësore të ngushtë prej kohësh.
Bashkimi bën fuqinë e duket se kur gratë si Haradinaj dhe Kryemadhi bëhen një, mund të çojnë përpara plot sukses çdo projekt të përbashkët të dy vendeve, Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë qenë gjithmonë bashkë, ndonëse jo në një shtet./revistawho.com

CLOSE
CLOSE