Thuhet se emocionet më të bukura në jetë i përjeton atëherë kur bëhesh prind. E sidomos kur dëgjon të qeshurat e foshnjës së vogël, që dalëngadalë me mamin dhe babin nisë të mësojë të qeshë, të ecë e të flasë.
Plot buzëqeshje dhe lumturi duket se e kanë mbushur jetën e mamave të reja, përkatësisht Jonda Vokshit dhe Sara Hoxhës të voglat e tyre.
Ka qenë Sara ajo e cila ka ndarë fillimisht një video të Poem Blu duke qeshur, shoqeruar me fjalët: “Videoja më e bukur që mund të keni parë sot”.
https://youtu.be/Hte5F8-Mk-s
Dhe me të drejtë. Pamja e paqtë e vogëlushes duket sikur të shlodh nga çdo minutë pagjumësie që ke kaluar më parë duke u kujdesur për të.
Edhe Jonida Vokshi ka ndarë në mbrëmje një video, duke mos na treguar shumë pamjen e Emit, por të qeshurat e pafundme të saj. “Shpirti peshë kur ti qesh”, ka shkruar Vokshi krah videos në ‘Instastory’, të cilën ne u kudjesëm ta ruajmë për ta dëgjuar edhe pas 24 orësh.
https://m.youtube.com/watch?v=FjCRFoQHp68&feature=youtu.be
Nëse keni një ditë a javë të ngarkuar, mjafton të dëgjoni për pak sekonda këto të qeshura të Poem dhe Emit e me siguri do t’i shihni ca më ndryshe ditët gri me shi të javëve të fundit./revistawho.com