• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Poem Blu sfidon mamin dhe babin që pa mbushur akoma një muaj

Poemblu ka nisur nga sfidat që tani dhe nuk po flasim për faktin që i lë prindërit pa gjumë pjesën më të madhe të netëve. Këtë vit të ri, çifti Ledri dhe Sara e nisën duke publikuar foton e parë në profilin e vetë Poemblu në ‘Instagram’. Që nga ajo ditë, bebushja ka arritur në plot 29.4k ndjekës, një shifër goxha e lartë në kaq pak kohë.

Nga ana tjetër babai i saj, me një karrierë të gjatë në skenat shqiptare, ka arritur të mbledhë ndër vite 1.6 milion ndjekës. Ndërsa Sara numëron 302k ndjekës, shifër kjo që u rrit ndjeshëm pasi lidhja me Ledrin u bë publike, sepse më herët profili i saj ishte privat.

Me një llogari të thjeshtë sa mendoni se do shkonte numri i ndjekësve të Poemblu pas një viti, kur në vetëm një muaj jetë po bën namin? Epo ka shumë mundësi që ndjekësit të shkojnë më shumë tek faqja e saj, sepse aty ka video dhe foto të pjesës më të bukur, të Sarës dhe Ledrit bashkë./revisatwho.com