• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Lajme

Po ti, cili “WHOodie” je?

Sa shumë e kemi sharë e nëmur këtë vit. Ia kemi numëruar ditët e të zezat. E kemi shtyrë me zor e mezi po presim të ikë nga sytë këmbët. Po pikërisht se ishte i tillë, tani që po ikën, po kuptojmë se 2020-ta pa gjë nuk qe. Do kesh dëgjuar edhe ti me siguri një histori suksesi nga mikesha që ngriti një biznes nga hiçi në mes të pandemisë, nga kushërira që vendosi të martohej, nga i njohuri që në mes të karantinës mbaroi doktoraturën, nga ai tjetri që kompozoi këngën më të bukur të karrierës, apo nga ai që zbuloi një talent që as e dinte që e kish. Ja kështu lindi dhe një projekt gjithë ngjyra, që me siguri e keni parë tek del nga një çantë kartoni e gjelbër dhe çmbështillet nga letra bezhë nëpër intagram-et e personazheve më të njohur. “WHOodie”, një koleksion veshjesh sportive që Eraldo Rexho e ngjizi në këtë vit të mbrapshtë dhe e pagëzoi koleksionin e parë me emrin “Covid Free”, është si një dedikim. Katër bluza pambuku me kapuç, një e verdhë, një e kuqe, një e gjelbër dhe një blu, janë ti, janë unë, janë ne në 2020-ën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho)

Nëse ia dhuron vetes, do e gjesh patjetër mesazhin tënd mes: Keep Social Distance, Keep Calm And Wait 2021, All We Have Is Now, Hug Me. Nëse e dhuron, është festa më e bukur në frymën e fundit të 2020-ës. Është dhurata që i ka të gjitha brenda, ka idenë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOodie (@whoodie7)

Po pse “WHOodie”? Sepse ku ka Eraldo, ka domosdoshmërisht edhe “WHO”, krijesa e tij mediatike, revista “WHO”. Dhe ku ka “WHO” ka përherë krijim, energji dhe ide që nuk flenë, përkundrazi, zbulohen edhe nëpër vite si ky dhe kthehen në esencën e gjithë asaj që ne përjetuam, në fjalët që më shumë i kemi përdorur këtë vit, dhe veshjet sportive që i veshëm sa për të gjithë jetën, edhe pse s’do na i kish marrë mendja kurrë: Keep Social Distance, Keep Calm And Wait 2021, All We Have Is Now, Hug Me. Po ti, cili “WHOodie” je? / RevistaWho.Com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOodie (@whoodie7)