• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Po të jesh burrë, i kërkon falje”, Juli dhe Fatma debatojnë në emision

Pak ditë më parë, në media bëri bujë sherri virtual mes gazetares Mira Kazhani dhe aktorit të humorit, Jul Deda. I ftuar në “Thumb on”, Juli ka sqaruar pse ka reaguar ndaj shkrimit të Mirës. “Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status, ajo duke qenë se është një person që gabon shumë e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të. Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull, pasi e gjithë grania është lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetren, nuk pres që një grua apo femer të dalë të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur dhe presekutuar. Ti gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u merzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi”, u shpreh ai duke sqaruar edhe komentin e tij. Megjithatë moderatorja e emisionit, Fatma Haxhialiu i është përgjigjur se duhet të kërkojë falje. “Po të jesh burrë, i kërkon falje publike”, i tha Fatma. “Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë”, u përgjigj Juli. “Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?”, vazhdoi Fatma. “Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i”, shtoi Juli. Kujtojmë se ‘sherri’ mes aktorit dhe gazetares nisi si pasojë e protestave të Astirit, pasi Kazhani shprehu se protesta ishte një dështim