• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Po sikur t’ju propozojmë të (ri) shihni filmin ku Mel Gibson zbulon “Çfarë duan gratë”?

Nëse doni të shikoni një film dhe nuk po dini çfarë të zgjidhni ne ju kujtojmë ‘What Woman Want’ (Çfarë duan gratë). Një film i publikuar para më shumë se 20 vitesh, por njësoj i vlefshëm dhe argëtues edhe tani me mesazhin që përcjell. Protagonistë janë Mel Gibson dhe Helen Hunt. Ndërsa mesazhi që fshihet pas filmit (megjithëse ka nga ata që nuk e kuptojnë akoma) është: Bota e grave është më komplekse sesa duket. Jo gjithmonë veprimet tregojnë atë që ato mendojnë vërtetë dhe e kundërta.

Në qendër të historisë është një drejtues kompanie reklamash që mendon se vetëm një vajzë me bikini mund të shesë mirë. Ai nuk merr promovimin që donte, e si të mos mjaftonte kjo i vjen si shefe një grua. Çfarë ndodh më tej? Nick e ka shumë të vështirë të kuptojë gratë megjithëse përpiqet. Ai pëson një aksident nga i cili shpëton, por fiton edhe aftësinë për të lexuar mendjen e grave dhe vajzave. Kaq mjafton  për të kuptuar sa interesant ëhstë ky film. Çfarë zbulon Nick nga mendimet që lexon?  Si mendojnë graët? Çfarë ndodh në botën e tyre? Përgjigjet i gjeni vetëm duke e parë.