Aktori turk i cili është shumë i njohur nga seriali “Çukur”, Erkan Kolçak Kostendil do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Cansu Tosun është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur. Vartolu i ka qëndruar pranë bashkëshortes gjatë kësaj kohe duke u kujdesur shumë për të. Së fundmi çifti u fotografua teksa po shkonin për një vizitë tek mjeku dhe në sy ra barku i rrumbullakosur i Cansus. “Ka mbetur dhe pak dhe bashkëshortja do të lindë. Shpresojmë të marrim lajme të mira”-i tha Erkan gazetarëve turq. Gjithashtu edhe Cansu deklaroi se shtatzënia i ka kaluar pa probleme. “Po kalon shumë bukur dhe rehat. Nuk kam patur vështirësi”-tha ajo./revistawho.com