Armina Mevlani, Sara Hoxha, Lori Hoxha, Anxhelina Hadërgjonaj, Era Istrefi, të gjitha në një tryezë. Po çfarë i ka mbledhur vajzat shqiptare më me infuencë të gjitha bashkë? Një artist, në fakt. Në këto momente në restorantin e famshëm “Umami” të shef Renato Mekollit, grimieri me famë botërore Ariel, ka mbledhur në një darkë vajzat. Prej disa ditësh ai ndodhet në kryeqytetin shqiptar, i shoqëruar nga mikesha e tij e afërt Anxhelina, ndërsa vizita e tij ka zënë një hapësirë të konsiderueshme edhe në media. Ariel Tejada, ai që të gjithë sot e njohin si “make up” artistin e familjes së famshme Kardashian & Jenner. 22-vjeçari me origjinë nga Santo Domingo, sot është ndër njerëzit më të famshëm në fushën e “make up-it”. Ariel ndodhet në Shqipëri për të sjellë një Masterclass për make-up, përmes të cilit do të rrëfejë edhe shumë sekrete të profesionit. E siç kuptohet qartë, ai nuk është i preferuari vetëm i Kim, por edhe i shumë vajzave shqiptare që sot janë frymëzim stili e veshjeje./ revistawho.com