Prej muajsh, Tuna dhe Patris Berisha janë vënë në qendër të medias për shkak të lajmeve të divorcit mes tyre. Prej kohësh çifti nuk janë parë më bashkë publikisht, ndërkohë që Patris deklaroi në një intervistë se nuk ëshë as beqar as i martuar, por gjërat janë shumë të komplikuara për momentin. Ndërkohë që në rrjete sociale kemi parë që Tuna ka shkuar në SHBA bashkë me Tian, programi ‘Show Time’, ka zbuluar nga burime pranë çiftit se këngëtarja është sërish shtatzënë dhe është larguar nga Kosova për arsye se do që fëmija të lindë atje, larg vëmendjes që po merr këtu.
Ky lajm nuk është konfirmuar, por duke marrë parasysh se Tuna ka shumë kohë që nuk poston dyshimet qëndrojnë. Presim dhe shohim nëse Tuna do e konfirmojë këtë lajm së shpejti apo jo./revistawho.com