• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Po na shtohen zanatet”, Eranda Libohova tregon se çfarë i është dashur të bëjë në shtëpi

Qëndrimi i gjatë në shtëpi i ka bërë të gjithë njerëzit të mesojnë të bëjnë punë që më parë edhe nuk i dinin.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur, Eranda Libohova, e cila ndau me ndjekësit një moment nga dita e sotme.

“Po na shtohen zanatet. E kosita barin me sukses. Unë rri në shtëpi, e shtunë, ditë me diell”, shkruan Libohova krah postimit të fundit ku shfaqet në oborrin e shtëpisë së saj e qeshur.

Me siguri në ditët në vijim, Eranda do të mësojë të mbarojë me sukses të tjera punë të cilat më parë nuk i ka rënë rasti t’i bëjë./revistawho.com