• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Po ky pse më prish fotot?”, Rudina Dembacaj tregon reagimin epik kur mori propozimin për martesë nga Mark Frroku

Rudina Dembacaj ka qenë pasditen e sotme e ftuar në programin e pasdites, ‘Ftesë në 5’ ku ka folur për herë të parë për propozimin romantik nga Mark Frroku dhe komentet e shumta në rrjet.

Dembacaj ka treguar se ndodhej në vendin ku ngriheshin balonat në orën 6:30 të mëngjesit, e përgatitur për të realizuar foton që kishte ëndërruar gjithmonë. Teksa fotografi e ka udhëzuar të mbyllë sytë për të kapur momentin e duhur, Marku e ka befasuar duke i thërritur me unazën në dorë.

“Po ky si më prish foton”, pohoi Rudina se ishte reagimi i parë mes të qeshurash dhe humorin që e karakterizon.

Dembacaj shtoi se u emocionua shumë në ato momente dhe se e vetmja gjë që mundi të bënte ishe ta përqafonte Markun dhe duke i thënë “Po”.

Një moment tjetër që e ka prekur aktoren e njohur ka qenë fakti se këtë moment nuk ka mundur ta shijojë ashtu siç do të ishte me babain e saj pranë./revistawho.com