Familjes së Kim Kardashian i është bashkuar një pjesëtar i ri, një hardhucë e madhe që vajza e saj e adhuron dhe po argëtohet shumë duke luajtur, duke e veshur e duke e zhveshur si të ishte një kukull. Për frikë nga zvarranikët as që bëhet fjalë këtu. Madje, për ta bërë lojën edhe më të bukur, Kim ka dizenjuar disa veshje për zvarranikun, por një hardhucë e tillë nuk është në gjendje të mbijetojë në to. Fotot e hedhura në instagram kanë marrë mijëra sulme në komente.
“Ato krijesa janë ekzotermike dhe temperatura e trupit të tyre varet sipas ambientit. Nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë me ato rroba. Të lutem të të vijë keq për atë kafshë”- i shkruan një komentues Kimit.
“Mjaft e veshët, ata marrin frymë përmes lëkurës së tyre”-shkruan një tjetër komentues.
“Kafsha e shkretë”-shkruajnë të tjerë mes qindra komenteve që i bëjnë thirrje Kimit t’i vijë keq për zvarranikun dhe të mos e lejojë të bijën ta përdorë si një lodër.
View this post on Instagram