• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Po, ka celulit dhe është krenare për të…

Amber Rose është krenare për trupin e saj, përfshirë dhe celulitin! 32-vjeçarja nënë dhe modele publikon shpesh foto të sajat me bikini. Në atë të fundit ajo “promovon” edhe celulitin që ka sidomos në vithe ku është tejet i dukshëm. Për Amber nuk ka rëndësi aspak, ajo e dashuron pamjen e saj. Krahas fotos së bërë nga një paparac, ajo ka vënë edhe një foto të sajën ku diferenca është e dukshme. Mirëpo ish-e dashura e Kanye West mohon të ketë përdorur fotoshop. Sipas Amber mjafton vetëm të zgjedhësh këndin e duhur.