• youuinsttaaffccbb
TEST
Teknologji

Po ju vjedhin të dhënat në komjuter? Ja mënyrat e programet që e parandalojnë

Frika se kompjuteri ynë po përgjohet, nëpërmjet ndonjë virusi është gjithmonë e pranishme. Realisht janë gjithmonë e më të shpeshta rastet kur “spyware” i cili është një virus për spiunazh të dhënash, futet në kompjuterin tonë nëpërmjet email- it, mesazheve apo duke vizituar një website. Pasi instalohen, ato punojnë në fshehtësi, pa e kuptuar viktima. Më pas dërgojnë nëpërmjet email- it të gjithë infomacionin që disponohet, apo spiunojnë edhe çdo përditësim të mundshëm më tej.  Antiviruset normale nuk janë të mjaftueshëm për të evidentuar “spyware”. Nëse vëreni një sjellje jo normale të kompjuterit tuaj apo ngadalësim të tij, është e këshillueshme të instaloni një program specifik. “SpyDetectFree”, për shembull, është një mjet që mundëson evidentimin e programeve të ndryshme që monitorojnë aktivitetin në kompjuterin tuaj. Nëse ju përdorni Windows mund të zgjidhni programin “Rogue Killer” i cili menjëherë pas indentifikimit ndërpret komunikimin, e analizon e më pas e eliminon.