• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Po ju kujt mendoni se i rri më mirë? Rudina bën ‘xing’ me të njëjtën veshje si Bieta

Dy moderatoret e njohura të ekranit shqiptar, Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari duket se pasditen e sotme kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje. Ky detaj është kuptuar edhe në rrjetet sociale, nga ku janë shkëputur fotot e para nga emisionet përkatëse të orarit të pasdites.

Bieta shfaqet mjaft e qeshur si çdoherë tjetër me fustanin në ngjyrë bezhë me rrip në mes, të kombinuar me taka në po të njëjtën nuancë.

Nga ana tjetër edhe Rudina ka pozuar mjaft e qeshur në foton ku duket se ka veshur të njëjtin model fustani, por në ngjyrë jeshile, të kombinuar në taka njëjtë si Sulo. Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të dy prezantueseve, të cilët kanë kanë komentuar menjëherë në postimin e secilës, duke i komplimentuar për ‘look-un’ e tyre mjaft elegant.

Me siguri ky është një ndër rastet e veçanta, por nuk do të ishte habi që dhe në të ardhmen Bieta dhe Rudina të ‘qëllonin’ sërish në të njëjtën shenjë./revistawho.com