• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Po ju hollohet floku? Dieta mund të jetë arsyeja

Rënia e flokut është një problem që e ka hasur të paktën një herë në jetë çdo femër. Duke qenë se lidhja e secilës prej nesh me flokun është goxha e fortë dhe e konsiderojmë si gjysmën e bukurisë, shpesh problemi i rënies së flokëve kthehet në diçka shumë depresive. Ka edhe nga ata persona që frikësohen kur kjo ndodh pasi zakonisht është shenjë se diçka në turpin tuaj nuk po shkon mirë.

Një studim i publikuar së fundmi nga ‘Times of India’ ka zbuluar se një nga arsyet që keni rënie floku mund të jetë edhe dieta e gabuar që po ndiqni. Sipas të dhënave të mbledhura, ky problem është më shumë i shfaqur tek individët vegjetarianë, pasi mungesa e produkteve me bazë mishin ul nivelin e hekurit në trup. Kjo shkakton probleme me rënien e flokut, por edhe shumë gjëra të tjera që do ndihen me kalimin e kohës. Një nga zgjidhjet do të ishte marrja e kapsulave që kanë përmbajtje hekuri për të zëvendësuar sasinë që kërkon trupi, sigurisht duke u konsultuar me një mjek paraprakisht. / revistawho.com