• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Po ju do guxonit sa Rina Balaj përsa i përket ngjyrës së flokëve?

Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj ka ndryshuar jo pak herë ‘look’. Ajo është shfaqur gjithmonë ndryshe para publikut, duke i surprizuar jo pak ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka publikuar albumin e fundit muzikor, për të cilin ka punuar së bashku me të dashurin e saj, Sin Boy.

Me flokët ngjyrë jeshilë dhe kaçurrela, Rina ka vjedhur vëmendjen e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar për ‘look-un’ mjaft modern. Megjithatë nëse bëni një xhiro të shpejtë në ‘Instagram-in’ e Balaj do të vini re se jeshilja nuk është e vetmja ngjyrë që ajo ka guxuar.

Nga e zeza, roza, portokalli, të kuqe apo blu janë disa nga nuancat me të cilat Rina është shfaqur në publik. Siç duket dhe nga postimet, reperes i shkon çdo ‘look’ me të cilin ka guxuar duke i ndryshuar brenda një afati kohor të shkurtër.

  

Nuk do të ishte çudi që me ardhjen e verës, Rina të ndryshonte sërish ngjyrën e flokëve dhe të vinte me një tjetër pamje po aq tërheqëse sa më parë./revistawho.com