Vesa ka publikuar një video të bashkëshortit të saj i cili komenton në mënyrë shumë të drejtë një fenomen që ndodh prej kohësh mes shqiptarëve. Përgjithësisht, emigrantët shikohen si njerëz me fat, që janë më mirë se ne që jetojmë në Shqipëri. Kushedi sa herë e kemi dëgjuar këtë argument në biseda tavolinash, mes miqsh. Por sot Big Basta është shprehur me fjalët: “Thonë jeni rehat ju andej. Nuk jam rehat. Më dhemb shpirti kur kuptoj sa shumë i komplikojmë gjërat ne andej. Mos prit nga shteti, merre jetën tënde në dorë”.
Dhe me të drejtë (megjithëse me shaka), Vesa pyet nëse do e votonim Bastën për president.
Ne jemi shumë dakort, po ju?/revistawho.com