Martesat s’janë dhe aq të thjeshta, sidomos për personazhe si Justin Bieber, i cili çfarëdo që të bëjë në këtë jetë do të njihet gjithmonë si ish- i dashuri i Selena Gomez. Së fundmi këngëtari ka zbuluar në kopertinën e “GQ” për muajin maj, se viti i parë i martesës me Hailey Baldwin ka qenë shumë i vështirë.
Për t’i kaluar të gjitha këto, modelja ka qenë gjithmonë krah tij. Justin ka shtuar se prej kohësh ndjente një thirrje se duhej të martohej dhe të kishte fëmijë, ndonëse këta të fundit dëshiron t’i ketë në një moment të dytë. 27-vjeçari ka treguar se si demonët i shkaktuan shumë probleme me Hailey-n, të cilës kishte frikë t’i shprehte gjërat. Ai shtoi se në marrëdhënie kishte mungesë besimi dhe mendonte se ato që mund të shprehte do e frikësonin Baldwin.
Megjithatë ditët e errëta duket se kanë ngelur pas pasi tani Justin dhe Hailey gëzojnë një marrëdhenie shumë të shëndetshme./revistawho.com