• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Po ju a e prisnit këtë bashkëpunim? Pas djemve të ‘WSF’, Eranda Libohova bashkon forcat me artistin e njohur

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova solli gjatë muajve të verës, projektin e saj më të fundit muzikor i cili ishte një bashkëpunim me djemtë e grupit ‘West Side Family’ për këngën e titulluar ‘Marinela’.

Pas këtij momenti duket se artistja ka zgjedhur të vijë me një tjetër bashkëpunim, por kësaj here me këngëtarin nga Korca, Gena. Ka qenë vetë Libohova ajo e cila ka publikuar disa pamje nga xhirimet e videoklipit më të fundit, ku shihet së bashku me Genën.

“Çak, aksion. E nisëm dhe klipin me Genën”, ka shkruar Eranda krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale. Pasi këngëtarja e ka zbuluar një pjesë të surprizës, fansat janë në pritje të asaj çfarë artistët do të sjellin së bashku. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një këngë ritmike, apo baladë, por me siguri këtë do ta zbulojnë vetë ata në javët në vazhdim, teksa do të lançojnë dhe ditën se kur projekti do të jetë në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com