• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Plot stil dhe pasion, Rovena Dilo publikon foton e rrallë nga “Këngët e Shekullit 1”

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Rovena Dilo është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një pamje të papublikuar më parë.

Këngëtarja e dashur e muzikës ka treguar me anë të një fotoje një nga performancat e saj disa vite më parë, kur është mbajtur edicioni i parë i ‘Këngëve të Shekullit’.

“Muzika është droga ime!”, shkruan Rovena në postimin e publikuar pak minuta më parë.

Në sy ndër të tjera bie edhe veshja e saj, moderne dhe e veçantë, por edhe pasioni me të cilin performon gjithmonë.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Dilo bëri të ditur se do të jetë pjesë e kompeticionit të përvitshëm ‘Kënga Magjike’./revistawho.com