Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka vendosur që me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ të zbulojë një nga skenat e klipit të saj më të fundit në bashkëpunim me Ardian Bujupin, të titulluar ‘Panorama’.
Ajo është kujdesur që edhe në këtë projekt mos të mungojë koreografia së bashku me balerinët, duke sjellë një pamje sa më verore.
“A jeni gati? Panroma në datë 7 në orën 14:00”, ka shkruar Myrtezaj krah postimit të fundit.
Me siguri fansat e Xhensilës dhe Ardianit po e presin me padurim këtë projekt të radhës, i cili me siguri do të ketë po të njëjtin sukses si ‘Çika çika’./revistawho.com