Me siguri keni dëgjuar për ujin detox që së fundmi është kthyer në trend më shumë se kurrë sidomos në SHBA. Në thelb uji detox është një pije e madhe me akull dhe fruta, perime, apo aroma që pihet gjatë ditës dhe ka shumë përfitime për trupin. Përgjithësisht e mira është që nëse vendosni të bëni ujë detox të zgjidhni frutat dhe perimet e sezonit.
Si ta realizoni ujin detox?
Lani mirë frutat ose perimet, madje nëse mundeni lajini me pak sodë buke. Prijini në feta të holla dhe të vogla, ndërsa gjethet aromatizuese lërini në formën që kanë. Futini në ujë dhe lërini në frigorifer për të paktën 2 orë që elementët të bashkohen. Pijeni brenda 1 dite dhe rinovojeni të nesërmen.
Më tej ju rendisim 10 ide për të realizuar ujin tuaj detox…
- Portokall, boronicë dhe ujë
- Ginger dhe limon, kombinim perfekt për ata që duan të humbin kile
- Luleshtrydhe dhe borzilok, receta e zgjimit dhe energjisë
- Mollë dhe kanellë, receta për ata që kanë probleme inflamacioni
- Kivi dhe pjeshkë, receta për eleminim toksinash
- Anans dhe ujë, receta për ndihmë me eleminimin e celulitit
- Limon dhe kastravec, receta për pastrimin e sistemit tretës
- Selino, karrotë dhe trumzë, receta për të ndihmuar me nxirjen e trupit gjatë verës
- Çaj jeshil i kombinuar me ujë detox
- Ujë detox me lëng thupre, ndihmon në eleminimin e ujit të tepërt nga organizimi./revistawho.com