• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Modë, Vetëm në WHO

Plasni vape sa të doni, korsetë janë akoma në modë

Temperaturat mund të jenë të larta, vërtet mund të jeni duke plasur vape, por trend i kësaj vere nuk janë aspak veshjet e freskëta. Përkundrazi, në modë vazhdojnë të jenë korsetë dhe mjafton të shihni vajzat tona të showbizit që i kanë kombinuar në çdo mënyrë të mundshme, qoftë me pantallona, me fustane e funde. Korsetë janë kthyer në zgjedhjen e preferuar të tyre duke i përdorur për ekran, për videoklipe, në emisione, në rrugë, në evente. “Revista who” ju sjell disa prej tyre më poshtë duke iu dhënë kështu edhe ide për t’u frymëzuar për veshjen tuaj të rradhës.