Teksa po shijon ardhjen në jetë të fëmijës së tij të katërt, Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e një skandali. Modelja Natasha Rodriguez 21 vjeç thotë se me Ronaldon kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe dhe kanë fjetur bashkë dhe pas kësaj nate ai e ka lënë. Ajo rrëfen se ai e ka pērdorur vetëm për seks. “E dija që ai kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim mes nesh, një lidhje. Ishte një njeri i dashur dhe pas mesazheve gjatë gjithë kësaj kohe, ishte e mahnitshme që të isha në shtrat me të. Por në fund e kuptova që më donte vetëm për seks”-u shpreh ajo.