• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Plas sherri mes motrave Khloe dhe Kylie Jenner

Si çdo marrëdhënie motër me motër, gjithmonë ka zënka e probleme të vogla, por kur këto hasen mes motrave të famshme, gjithçka merr përmasa më të mëdha.

Sherri i radhës ka nisur mes Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner, pasi motra e madhe ka akuzuar këtë të fundit se po kopjon stilin e saj.

Në klipin e episodit më të ri të reality show “Keeping up with the Kardashians”, 31-vjeçarja i thotë disa fjalë Kyliet.

“S’ka problem, Kylie, gjithçka në rregull. Bëre flokët bjonde pasi i bëra unë, pastaj kishte të njëjtën kostum banjoje siç e kisha unë”, shprehet Khloe teksa janë në makinë.

“Të gjithë mendojnë se po të kopjoj ty, por s’ka problem”, i drejtohet sërish Khloe 18-vjeçares.

Kylie Jenner