• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Plane për në plazh? Ja se si do të jenë temperaturat

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 17 deri në 31 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 22 deri në 30 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 19 deri në 33 °C./revistawho.com