• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pirro Çako përlotet në emision. Zbuloni arsyen…

Ditën e sotme kantautori Pirro Çako ishte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai tregoi për rikthimin e tij në muzikë me këngët e kompozuara për Elvana Gjatën. Po gjatë emisionit ai foli edhe rreth jetës së tij private dhe sidomos marrëdhënien që ka me djalin Antoni.

Pirro ka treguar se me Antonin ka një marrëdhënie si të gjithë prindërit me fëmijët dhe se shpeshherë e këshillon për muzikën. Më pas për kantautorin ishte përgatitur një video-mesazh shumë emocionues nga djali i tij. “Gjithmonë ta kam thënë, por është mundësia ta them sërish sa krenar jam për ty. Muzika jote është e pabesueshme, sa më shumë e dëgjoj aq më shumë jam krenar për ty. Kohët e fundit s’kemi pasur mundësi të bëjmë shumë gjëra bashkë për shkak të distancës. Unë do të vij në Shqipëri shumë shpejt dhe do të kapim gjithë kohën e humbur” ka thënë Antoni.

Kjo gjë e ka emocionuar shumë Pirro Çakon dhe madje është përlotur duke thënë se “nuk e kam unë në dorë”.  /revistawho.com